Neymar rikthehet në qendrën stërvitore të PSG-së

Futbollisti i PSG-së, Neymar është rikthyer në qendrën stërvitore, pas operimit që kishte muaj më parë.
Klubi parisien ka njoftuar se stafi mjekësor dhe kirurgët që e operuan, sot i hoqën mbajtësen e këmbës së djathtë, shkruan IndeksOnline.
PSG njofton se testet e para janë pozitive dhe Neymar tashmë do të vazhdojë procesin e rehabilitimit në Paris.
Neymar nuk ka luajtur një ndeshje që nga data 19 shkurt, kur pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Lille./IndeksOnline/