Neymar shkon në stërvitje me helikopterin personal 20 milionë dollarësh
Neymar është bashkuar me Brazilin në stërvitje para fillimit të Copa Amerika.
Ylli PSG është parë sot në stërvitjet e para të trajnerit Tite, shkruan Indeksonline.
Ai në qendrën stërvitore ka shkuar me helikopterin personal të prodhuar nga Mercedes e shuma e të cilit arrin në 20 milionë dollarë.

Ky moment është kapur nga mediat vendore duke u shpërndarë me shpejtësi në mbarë globin.
Kupa e Amerikës fillon me 14 qershor derisa Brazili ndeshjen e parë e zhvillon kundër Hondurasit një ditën e dytë të turneut. /Indeksonline/