75 Mall Live Search
08:22 / E Diele, 14 Korrik 2019 / indeksADMonline

Neymar tregon momentin e tij më të bukur në futboll

Braziliani është pytur se cili ka qenë momenti më i bukur në karrierën e tij si futbollistë.

Momenti më i bukur në jetën e ti, sipas Neymar ka qenë rikthimi që ka bërë Barcelona në ndeshjen kundër PSG-së, sipas lojtarit që tani është pjesë e po kësaj skuadre, ai nuk kishte ndjerë asnjëherë më parë diçka të tillë. Ishte e pabesueshme sipas Neymar, transmeton Indeksonline.

Në atë ndeshje e cila luhej për Champions League, ndeshjen e parë e kishte fituar PSG me rezultate  4:0, kurse në ndeshjen e kthimit Barcelona kishte arritur ta rikthejë edhe rezultatin, duke fituar  6:1, ndeshje në të cilën Neymar kishte shënuar një gol të mrekullueshëm nga fauli dhe një tjetër nga penaltia./Indeksonline/.