15:20 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Neymar u lëndua në rikthimin e tij te PSG, dhe menjëherë u tallë nga bashkëlojtarët

Marco Verratti është tallur me Neymarin në rrjetet sociale pasi Marquinhos shkeli në këmbën e brazilianit gjatë festimeve të Paris Saint-Germain pas triumfit në Super Kupën e Francës.

Neymar u inkuadrua në pjesën e dytë të shtunën, teksa PSG triumfoi me rezultat, 4-0 ndaj rivalit të Ligue 1, Monaco, transmeton IndeksOnline.

Ishte ndeshja e parë e 26-vjeçarit për parisienët që ka muaji shkurt, ku u lëndua rëndë në këmbë në ndeshjen ndaj Marseilles.

Dhe ish-ylli i Santosit ishte frikësuar për më të keqen pasi bashkëkombasi i tij shkeli në këmbën e tij të djathtë, të cilën e ka pasur të lënduar.

Një fotografi frike e Neymarit është duke qarkulluar në rrjetet sociale./IndeksOnline/