20:48 / E Enjte, 20 Maj 2021 / Blerim

Neymar vaksinohet: Çfarë lumturie, shpresoj që e gjithë bota ta bëjë këtë!

Sulmuesi i PSG-së, Neymar ka marr sot vaksinën kundër covid-19.

Sulmuesi brazilian shprehet i lumtur që u vaksinua sot dhe fton të gjithë njerëzit ta bëjnë këtë gjë, shkruan IndeksOnline

Braziliani postoi videon duke e marr vaksinën në profilin e tij në ‘Instagram’, një ditë pas triumfit në Kupën e Francës ndaj Monacos.

Ai tha se ndihet i lumtur që u vakisonua dhe se fton të gjithë ta bëjnë një gjë të tillë.

“Pas një pritje të gjatë, radha ime ka ardhur, çfarë lumturie “. Mbes me shpresën se e gjithë bota mund të vaksinohet kundër virusit”, tha Neymar.