75 Mall Live Search
22:27 / E Martë, 24 Qershor 2025 / L A

Neymar vazhdon kontratën me Santosin

Ylli brazilian, Neymar Jr duket se do të vazhdojë qëndrimin e tij te Santosi.

Ndonëse lidhej me një rikthim në Evropë, me zëra që e lidhnin me ish-klubin e tij, Barcelonën, Neymar vendosi që të qëndrojë në Brazil.

Ai pritet që të nënshkruajë kontratën e tij deri në fund të këtij viti.

Që nga rikthimi i tij në vendlindje, ai ka bërë 12 paraqitje duke shënuar 3 gola dhe 3 asistime me Santosin./IndeksOnline/