Neymar zbulon planet me Messin dhe Suarezin, kundër Ronaldos

Ish-futbollisti i Barcelonës, Neymar ka zbulur planet që kanë bërë së bashku me Lionel Messin dhe Luis Suarezin, kundër Cristiano Ronaldos.
Ai tha se treshja e famshme ”MSN”, ishin të bashkuar që sulmuesi uruguaian të fitonte Këpucën e Artë, para CR7, shkruan IndeksOnline.
“Kur Luis Suarez garonte me Cristianon për Këpucën e Artë, Leo Messi dhe unë bëmë Gjithçka që mundëm për ta bërë atë të shënonte më shumë gola!”, deklaroi Neymar.
Kujtojmë se Messi, Suarez e Neymar ishin treshja më e rrezikshme e Barcelonës në vitet e fundit, ku arritën të fitonin çdo trofe të mundshëm./IndeksOnline/