75 Mall Live Search
14:40 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / C E

Neymar zbulon tatuazhin motivues, “kërcënon” Bayernin para ndeshjes së Ligës së Kampionëve

Neymar është rikthyer nga lëndimi që e mbajti jashtë fushave për më shumë se një muaj.

Ylli i PSG-së, ka zhvilluar dy ndeshje pas rikthimit derisa do të mungoj përsëri në ndeshjet e radhës në ligë por do të jetë i gatshëm kundër Bayernit në Champions.

Sulmuesi brazilian duket shumë i motivuar derisa ka zbuluar një tatuazh në këmbën e tij të djathtë.

Njerëzit nuk e kuptojnë se sa i fiksuar jam për të fituar”, shkruhet në atë tatuazh.

PSG sonte është mysafir i Bayernit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/