17:04 / E Diele, 13 Gusht 2023 / LB

Neymari arrin marrëveshje me Al Hilalin, ja sa do të përfitojë

Al Hilali ka arritur marrëveshje me Neymarin për një kontratë dyvjeçare.

Neymari gjatë kësaj periudhe do të përfitojë rreth 160 milionë euro në Arabinë Saudite.

Futbollisti brazilian para disa ditësh i kishte komunikuar klubit të tij Paris Saint-Germaini se dëshiron largimin dhe kjo gjë si duket do të ndodhë brenda disa ditëve, raporton L’Equipe.

PSG-ja do të përfitojë rreth 90 milionë nga transferimi i tij.