Neymari, e tregon klasin e tij në stërvitje me Brazilin
Brazili është duke u përgatitur për dy ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë në shtator ndaj Kolumbisë nesër dhe ndaj Perusë më 11 shtator.
Ekipi kombëtar ka nisur stërvitjet, kurse Neymari duket në formë pas mungesës në lëndimin që pësoi para fillimit të Copa Americas, shkruan Indeksonline.
Në një video, braziliani Neymar shihet teksa bën atë që di ta bëjë më së miri, truket me topin./Indeksonline/