75 Mall Live Search
13:15 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Neymari pas Messit dhe Ronaldos”

Trajneri i Brazilit, Tite beson që Neymar është një ndër tre lojtarët me të mirë në botë.

Braziliani nuk ka luajtur për klubin ose shtetin që nga lëndimi në Kupën e Amerikës në miqësoren ndaj Qatarit.

Mirëpo, 27-vjeçari do të jetë pjesë e Brazilit këtë të shtunë në ndeshjen ndaj Kolumbisë në Miami.

Tite beson që vetëm Messi dhe Neymar janë me të mirë se kapiteni i Brazilit, transmeton Indeksonline.

“Është rikthyer nga lëndimi, i cili e ka mbajtur jashtë Kupës së Amerikës. Nëse nuk do të ishte në rregull, nuk do të ishte në kombëtare. 50% e golave që shënohen nga Brazili janë me Neymarin në fushë, pasi shënon dhe bën asistime. Për teknikën individuale, i vendos Ronaldon dhe Messin në maje, sepse janë tjetër gjeneratë. Pastaj vinë Neymar dhe Hazard. Neymar ka një avantazh nga belgu pasi është shumë i shpejtë, është i pandalshëm”, deklaroi ai./Indeksonline/