75 Mall Live Search
09:52 / E Martë, 05 Gusht 2025 / L A

Neymari rikthehet në formë, shënon dy gola për Santosin

Ylli brazilian, Neymar Jr është rikthyer në formë.

Në ndeshjen që Santosi zhvilloi ndaj Juventudesit, shkëlqeu ku shënoi 2 gola në fitoren 3-1.

Përveç Neymarit, për Santosin shënoi dhe Barreal, ndërsa për skuadrën mysafire, shënoi Angel në fund të pjesës së parë.

Synim i tij i radhës është rikthimi në Kombëtaren e Brazilit në kualifikimet e Botërorit 2026 kundër Kilit dhe Bolivisë në muajin shtator.

Santosi, me këtë fitore ngjitet në pozitën e 15-të, ku ka gjithsej 18 pikë./IndeksOnline/