75 Mall Live Search
18:19 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Neymarin s’po e duan as stafi i PSG-së, e quajnë “grabitës parash”

Neymar është në qendër të një “sulmi luftarak” mes gjigantëve spanjollë Barcelona dhe Real Madrid.

Braziliani mezi pret që të largohet nga Paris Saint-Germain para afatit të 2 shtatorit, ku mbyllet merkato pasi braziliani u pendua që la Spanjën në vitin 2017.

Ai nuk i ka fshehur saktësisht ato ndjenja të vona, duke shmangur fushatën para-sezonit të PSG për të qëndruar jashtë në Brazil – ai gjithashtu nuk do të paraqitet në Ligue 1 këtë sezon përkundër rikthimit në stërvitje.

Por, problemi më i madh me lëvizjen e tij janë financat. Ekipi i Thomas Tuchel dëshiron të rikthejë paratë e shpenzuara për të kur e transferuan nga Barcelona, plot 220 milionë euro.

Derisa lëvizja ende nuk është e mundur, stafi i PSG-së ia ka bërë të ditur Neymarit ndjenjat e tij.

Një video tregon Neymarin i cili është i përfshirë në një fjalosje me një punëtor të klubit, që sipas gazetës AS, ai e quan brazilianin “grabitës parash”.

27-vjeçari ishte menduar të ishte katalizatori për ngritjen e skuadrës franceze për të qenë skuadra më e mirë në futbollin botëror.

Ndërsa ai ka kontribuar shumë gola dhe asistime gjatë dy viteve të tij, thjesht ka pasur shumë lëndime dhe shfaqje jo të mira në raundet e fundit të Ligës së Kampionëve.

Kylian Mbappe gjithashtu është bërë pikë qendrore në PSG, e cila ka të ngjarë të ketë nxitur vetëm dëshirën e Neymar për t’u larguar, shkruan Indeksonline.

Ai dëshironte të linte hijen e Lionel Messi te Barça dhe të bëhej njeriu kryesor në një nga skuadrat më të mira të Evropës.

Nëse ai nuk është në gjendje ta bëjë këtë, ndoshta është më së miri të kthehet përsëri nën hijen e lojtarit më të madh në futbollin botëror./Indeksonline/