23:13 / E Diele, 23 Prill 2023 / AR

Nezir Osmanaj zgjidhet kryetar i degës së Guxo në Istog

Partia GUXO ka mbajtur kuvendin zgjedhor të degës së Istogut.

Kryetar i kësaj dege u zgjedh Nezir Osmanaj, shkruan Indeksonline.

Bashkëkryetari i partisë, Faton Peci ka uruar kryetarin e ri duke lavdëruar istogasit për pluralizmin politik.

Ky është njoftimi i Pecit:

GUXO për Istogun!

Në Istog u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së Partisë Guxo. Isha i nderuar të përshëndes të pranishmit dhe të urojë z. Nezir Osmanaj për besimim që mori si Kryetar i Degës.

Sikurse edhe gjatë gjithë historisë së pluralizmit politik në Kosovë, Istogasit dëshmojnë angazhimin e tyre për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Ky kuvend sot është në funksion të pluralizmit në Istog, konsolidimit tonë dhe udhërrëfyes programor i Partisë Guxo në kuadër të angazhimit tonë, në nivel lokal e qendrorë për një Kosovë, Shtet Demokratik.

GUXO për Kosovën!