NFL-ja s’i bën “hesap” kritikat për koncertin e Bad Bunny-t

Komisioneri i Ligës Kombëtare të Futbollit në SHBA (NFL), Roger Goodell, ka komentuar akuzat e shumta rreth shfaqjes së Super Bowl-it.
Në shfaqjen e pushimit të pjesës së parë në finalen e Super Bowl do të performojë artisti i njohur, Bad Bunny, gjë që ka nxitur reagime, shkruan IndeksOnline.
Goodell ka thënë se nuk planifikojnë të pezullojnë përzgjedhjen e tyre, pavarësisht kritikave.
“Ai është një nga artistët kryesorë dhe më të njohur në botë. Kjo është ajo që përpiqemi të arrijmë. Është një skenë e rëndësishme për ne. Është një element i rëndësishëm për vlerën e argëtimit”, ka thënë ai.
“Nuk jam i sigurt nëse kemi zgjedhur ndonjëherë një artist pa pasur ndonjë reagim ose kritikë. Është mjaft e vështirë ta bësh këtë kur ke qindra miliona njerëz që të shikojnë”, shtoi Goodell.
Bad Bunny ka kohë që nuk mban koncert në SHBA, në shenjë proteste ndaj politikave antiemigrantë të Trumpit.
Ai kishte parashikuar se koncertet e tij në SHBA do të ndihmonin policët të kapnin emigrantë ilegalë, që do të shkonin në koncerte dhe nuk do të donte t’i rrezikonte fansat në këtë formë.
Por, artisti vlerësoi se meqë finalja e Super Bowl-it transmetohet në televizion, fansat mund ta shijojnë koncertin e tij dhe të mos rrezikohen në asnjë formë./IndeksOnline/