75 Mall Live Search
12:11 / E Premte, 29 Korrik 2022 / k.v

Nga 1 gushti personat me dokumente të Serbisë do të pajisen në kufij me dokument Hyrje/Dalje

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se nga data 1 gusht 2022, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, do të pajiset me Dokument Hyrje/Dalje.

Kështu ndodhë edhe për kosovarët që hyjnë në territorin e Serbisë, raporton IndeksOnline.

Njoftimi i qeverisë:

PAJISJA ME DOKUMENTIN PËR HYRJE-DALJE
Të dashur qytetarë,
Bazuar në vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 85 të saj, ju rikujtojmë se nga data 1 gusht 2022, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë do të pajiset me Dokument Hyrje/Dalje.
Ju faleminderit.