75 Mall Live Search
22:52 / E Hënë, 17 Maj 2021 / AR

Nga 1 qershori, Aeroporti i Prishtinës me linjë të re me Finlandën

Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” do të ketë një linjë të re drejt Finlandës.

Kështu u bë e ditur përmes një postimi në faqen e Aeroportit në Facebook, shkruan Indeksonline.

Fluturimet do të realizohen në relacionin Helsinki – Prishtinë – Helsinki duke filluar nga 1 qershori.

Bashkëatdhetarë /Udhëtarë tanë të dashur, Nga 1 Qershori më afër kryeqytetit të Finlandës! Helsinki – Prishtinë – Helsinki”, thuhet në njoftimin e Aeroportit./Indeksonline/