Nga 1 shkurti ne Vushtrri nuk punohet të dielave në asnjë biznes
Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se që nga sot është inicuar rregullorja e re komunale për orarin e punës së bizneseve që veprojnë në këtë komunë.
Tahiri përmes një postimi në facebook ka thënë se ka kërkuar që dita e diel të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset që veprojnë në Vushtrri përveç atyre që me Rregullore do të ju lejohet të punojnë të dielave.
Ja postimi i plotë
Të dashur qytetarë,
Sot kam inicuar Rregulloren e re Komunale për orarin e punës
së bizneseve që veprojnë në Komunën e Vushtrrisë.
Kam kërkuar që dita e diel të jetë ditë pushimi për të gjitha
bizneset që veprojnë në Vushtrri përveç atyre që me Rregullore do të ju lejohet
të punojnë të dielave.
Kjo rregullore e re po bëhet duke respektuar kërkesat e
shumta të qytetarëve gjatë ndëgjimeve publike por edhe kërkesat që vazhdimisht
kemi marrë nga punonjësit.
Rregullorja do të jetë në diskutim publik
gjatë muajit Janar 2020, ku të gjitha palët e interesit mund të japin mendimet
e tyre.
Rregullorja, pasi të aprovohet nga Kuvendi i
Komunës do të hyjë në fuqi nga data 1 Shkurt 2020!