75 Mall Live Search
13:30 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Nga 1 shtatori, CEO i Nokia-s do të ndërrohet

Drejtori ekzekutiv (CEO) i Nokia-s, Rajeev Suri do të tërhiqet më 1 shtator nga kompania dhe do të zëvendësohet nga CEO i Fortum, Pekka Lundmark, njoftoi kompania të hënën.

Tetorin e kaluar, Nokia lëshoi një paralajmërim duke thënë se kishte problem me zhvillimin e teknologjisë së saj me shpejtësi 5G. Kështu pati një rënie të çmimit të aksioneve të firmës, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, në janar, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare filloi një hetim ndaj Nokia-s për njoftimin e tyre, edhe pse nuk ofroi ndonjë sugjerim për problemet e saj më parë. Por Suri mohoi që kompania kishte provuar të mbante të fshehta problemet e saj 5G.

Ndërrimi i CEO-s vjen pasi Suri i tregoi bordit se do të tërhiqej, duke kërkuar një zëvendësim për të.

Rajeev Suri e ka udhëhequr Nokia-n që nga viti 2014, dhe Nokia Siemens Networks që nga viti 2009.

“Nokia do të jetë gjithmonë pjesë e imja, unë dua të falënderoj të gjithë ata që kam punuar me vite të tëra, për ndihmën e tyre që ta bëjnë Nokia-n një vend më të mirë dhe mua një udhëheqës më të mirë”, tha Suri në një deklaratë.

Suri do të mbetet si këshilltar i Bordit Nokia deri në fillimin e vitit të ardhshëm. Ai thotë se dëshiron të bëjë diçka ndryshe, por ende nuk ka thënë se çfarë mund të jetë.

Pekka Lundmark, aktualisht CEO dhe president i kompanisë finlandeze të energjisë Fortum, më parë mbante të njëjtin pozicion në Konecranes, i cili prodhon dhe shërben vinça dhe pajisje të tjera ngritëse. /Indeksonline/

Nokian väistyvä toimitusjohtaja Rajeev Suri ja tuleva toimitusjohtaja Pekka Lundmark.
Rajeev Suri dhe Pekka Lundmark