75 Mall Live Search
13:31 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

Shërbimet mamografike ofrohen pa pagesë, në Komunën e Prishtinës, që nga 1 tetori

Tetori është Muaji Ndërkombëtar i Luftës Kundër Kancerit të Gjirit dhe Drejtoria e Shëndetësisë e Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF)  do ta nisin fushatën: “Zbulimi i hershëm-mbijetesë”, transmeton IndeksOnline.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë i Komunës së Prishtinës, Bujar Gashi.

“Mamografia është një metodë e përshtatshme për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Në një mamografi bëhen të dukshme edhe tumoret më të vegjël shumë më parë se të jenë të ndjeshëm me të prekur ose të njihen nga simptomat e tjera”, ka shkruar Gashi.

Mesatarisht, 1 nga 8 gra diagnostikohen gjatë jetës me kancer gjiri. Mbi moshën 50 vjeçe, rastet janë më të shpeshta, prandaj, mbrojtja më e mirë është zbulimi i hershëm.

Ai ka ftuar të gjitha gratë që ta vizitojnë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për kontrolle rutinë dhe të informohen sa më mirë për këtë sëmundje dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të saj.

Njoftimi i plotë: