75 Mall Live Search
10:10 / E Diele, 23 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Nga 197 qytetarë me të drejtë vote, deri tani kanë votuar vetëm 5 persona në një qendër votimi në Zveçan

Në një qendër të votimit, në fshatin Lipë të Zveçanit nga gjithsej 197 qytetarë që kanë të drejtë votë, deri tani kanë votuar vetëm 5 persona.

Kjo qendër është hapur me vonesë për shkak se ka munguar materiali zgjedhor.

Interesim të ulët nuk ka vetëm kjo qendër, por në përgjithësi po vërehet mospjesëmarrja e qytetarëve në votim deri tani. /IndeksOnline/