75 Mall Live Search
20:05 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Nga 2-0 në 1-1, ndodhë çmenduria në gjysëmfinalen e Kupës së Kombeve në Afrikë (VIDEO)

Një ngjarje interesante ka ndodhur në gjysmëfinalen e Kupës së Afrikës, mes Nigerisë dhe Afrikës së Jugut.

Kombëtarja nigeriane ishte në epërsi 1-0, derisa futbollisti i Napolit, Viktor Osimhen shënoi për 2-0 në minutën e 85-të, shkruan IndeksOnline.

Por festa e tyre zgjati vetëm pak sekonda, pasi VAR anuloi golin e Osimhen dhe akordoi penallti pë Afrikën e Jugut, për shkak të një faulli që ndodhi në momentin kur nisi aksioni i golit të Nigerisë.

Nga pika e bardhë i pagabushëm ishte Teboho Mokoena i cili barazoi rezultatin në 1-1 dhe ndeshja shkoi në vazhdime./IndeksOnline/