17:02 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nga 20 në 50 euro: Shtrenjtohen biletat në ”tregun e zi”

Në prag të ndeshjes, Kosovë – Maltë, çmimet e biletave në ”tregun e zi” po kapin shifra astronomike.

Pasi shitja e biletave në pikat e autorizuara u krye menjëherë, dikujt po i ecë mirë shitja e tyre.

Menjëherë pas shitjes, dolën biletat në shitje në ”tregun e zi” me çmime prej 10 deri në 20 euro, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, kur kanë mbetur edhe pak orë deri në fillimin e ndeshjes, çmimet e biletave janë shtrenjtuar edhe më shumë.

Tani, vështirë se mund të gjeni bileta nën 40 euro, e çmimi i tyre shkon edhe deri në 50 euro.

Federata e Futbollit të Kosovës është kritikuar shumë për këtë dukuri, teksa i kërkohet që në të ardhmen ta implementojë sistemin online për shitjen e biletave./IndeksOnline/