75 Mall Live Search
16:52 / E Martë, 03 Shtator 2024 / k.v

Nga 400 euro gjobë për shoferët që bënin gara në autostradë

Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku.

Policia ka njoftuar se nuk do të këtë asnjë tolerim për kundërvajtësit në trafik.