Nga 55 pikë në 100-shin maksimal, GAP-i vlerëson lart Komunën e Shtimes

Komuna e Shtimes ka shënuar progres gjatë këtyre viteve, sa i përket transparencës buxhetore.
Sipas vlerësimit të institutit GAP, kjo komunë ka pasur progres të vazhdueshëm të transparencës buxhetore në katër vitet e fundi, ku nga 55 pikë në vitin 2021, në vitin 2024 në indeksin e GAP-it ka arritur 100 pikë, sa i përket transparencës buxhetore.
Sipas GAP-it, ky përmirësim i madh e ka kthyer komunën në nivelin më të lartë të mundshëm në indeksin e GAP-it për transparencën buxhetore.
“Komuna e Shtimes ka pasur progres të vazhdueshëm në transparencën buxhetore në katër vitet e fundit, ku nga 55 pikë në vitin 2021, këtë vit (2024) ka arritur 100 pikë në indeksin e GAP-it të transparencës buxhetore. Ky përmirësim i madh e ka kthyer komunën në nivelin më të lartë të mundshëm në indeksin e GAP-it për transparencën buxhetore”, thuhet në njoftimin e GAP-it.
Të dhënat e plota për të gjitha komunat mund t’i gjeni në platformën:
https://institutigap.org/transparenca-buxhetore?year=2024