Nga 8 deri në 21, këshilltarja e Pecit publikon agjendën e ngjeshur të ministrit

Këshilltarja politike e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, Flutur Mustafa ka njoftuar se si është një ditë e zakonshme e ministrit.
Nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 21, Mustafa ka publikuar agjendën e ngjeshur të Pecit.
Më poshtë njoftimi i plotë:
Një ditë e zakonshme e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci
🟢 8:00 – Takim me stafin;
🟢 9:00 – Takim me partnerë ndërkombtarë me qëllim të avancimit të sektorit të pylltarisë përmes projekteve konkrete;
🟢10:00 – Mbledhja e Qeverisë; Miratimi i Planit të Veprimit të Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë;
🟢11:00 – Seancë plenare në Kuvend (tentativë – Leximi i parë i Ligjit për Pyje);
🟢13:30 – Vizitë fshatrave të prekur nga dëmet e shkaktuara nga breshëri në Komunën e Podujevës, shoqëruar nga Kryetari Shpejtim Bulliqi;
🟢16:00 – Vazhdimi i Seancës së Kuvendit
🟢17:00 – Takim me Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë;
🟢18:00 – Vizitë fermerëve të fshatit Nadakofc dhe Reznik.
🟢19:00 – Vizitë fermerëve në fshatin Mihaliq
🟢21:00 – Takim me aktivistë të Partisë “Guxo” në Komunën e Lipjanit.
