75 Mall Live Search
18:28 / E Diele, 23 Prill 2023 / S Z

Nga 8750 qytetarë me të drejtë vote në qendrën “Tre rrokaqiejt”, votuan vetëm 22

Në njërën nga qendrat kontejner në Mitrovicë të Veriut, të improvizuara nga KQZ, vetëm 22 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.

Kjo qendër e votimit, e njohur si “3 Rrokaqiejt” grumbullon 5 degë të votimit në një të vetme.

Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejt vote në këtë qendër është 8750,raporton Indeksonline.

Në Mitrovicë të Veriut, më së shumti votues janë lajmëruar në qendrën e votimit në objektin e Komunës, si dhe në pikën e votimit në Kodrën e Minatorëve.

Kujtojmë se kandidatë për kryetar të kësaj komune janë: Erden Atiq, Betim Osmani dhe Taulant Kelmendi./Indeksonline/