75 Mall Live Search
09:24 / E Hënë, 29 Dhjetor 2025 / KV

Nga 9 shkurti te 28 dhjetori, ja si ndryshoi rezultati i partive në dy palë zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor 2025, ndërsa krahasimet me zgjedhjet e 9 shkurtit 2021 tregojnë ndryshime të dukshme në raportin e forcave politike në vend.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje udhëhoqi bindshëm me mbi 42% të votave, ndërsa dje më 28 dhjetor 2025, pas numërimit të 99.45% të vendvotimeve, VV-ja ka arritur afro 49.28%, duke shënuar rritje dhe duke u renditur e para në nivel vendi, transmeton IndeksOnline.

Krahasimi i rezultateve (9 shkurt vs 28 dhjetor – rezultate preliminare):

Nga krahasimi shihet qartë se: VV-ja ka rritur përqindjen dhe diferencën në raport me subjektet e tjera.
PDK-ja ka ruajtur pothuajse të njëjtin nivel përqindjeje, me rënie të lehtë në numër votash.
LDK-ja ka shënuar rënie të dukshme krahasuar me 9 shkurtin.
AAK-ja dhe Nisma tashmë garojnë të ndara, duke marrë më pak se në koalicionin e përbashkët të vitit 2021.
Lista Serbe është e pesta në nivel vendi, me pothuajse 5% të votave.

Këto rezultate janë preliminare, pasi ende nuk janë numëruar votat me postë, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat me kusht, të cilat mund të ndikojnë në përqindjet e partive në rezultatin final.

Procesi i numërimit pritet të përmbyllet në ditët në vijim, ndërsa shpallja zyrtare do të pasojë pas certifikimit nga KQZ-ja./IndeksOnline/