75 Mall Live Search
15:13 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Nga acari, thyhen dritaret në Amerikë e Kanada (Foto)

I ftohti i Arktikut është kaq i rëndë në Kanada sa vetëm ata mbi moshën 24 vjeç kanë përjetuar ndonjëherë këtë dimër të ashpër. Temperaturat e ajrit kanë shkuar deri në zero.

Autroritetet e Kanadasë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të mos dalin nga shtëpitë. Po ashtu banorët kanë raportuar se dritaret e shtëpive kanë filluar të thyhen për shkak të temperaturave të ulta.

Në SHBA, të vetmet pika të ngrohta janë në jugperëndim dhe në jug të Floridës. Temperaturat në Neë York të enjten në mëngjes arritën deri në minus 39 gradë, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Qytetet si Çikago, Detroiti, Nju Jorku dhe Bostoni do të vazhdojnë me këtë situatë deri më 10 janar.