75 Mall Live Search
17:15 / E Premte, 27 Qershor 2025 / H F

Nga Aeroporti “Adem Jashari”, drejt e në Lion, kosovarët mund të udhëtojnë nga korriku në tjetër dimension

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” po zgjerohet me një destinacion të ri drejt Francës.

Më 3 korrik do të realizohet fluturimi i parë drejt qytetit të Lionit, duke shënuar kështu fillimin e një lidhjeje të re ajrore për udhëtarët nga Kosova.

“Me datën 3 korrik kemi fluturimin e parë për qytetin Lion të Francës, do të operojë edhe për operimet në Paris, destinacion i ri siç është Franca,” ka deklaruar për IndeksOnline zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Aeroporti i Prishtinës po shënon rritje të vazhdueshme të numrit të udhëtarëve.

“Ne kemi shënuar rritje të numrit të udhëtarëve prej 15%. Sa i përket fluksit, nuk kemi ndonjë dallim në sezon sikurse vitet paraprake,” shtoi Gara.

Ajo tha se nga liberalizimi i vizave e deri më tani është vërejtur një trend i qartë rritjeje në udhëtime, pa dallim të theksuar midis muajve.

“Prej liberalizimit kemi pas një trend të rritjes së numrit të udhëtarëve pa dallim prej muajve,” theksoi ajo.

Muajt korrik dhe gusht mbeten më të ngarkuarit për shkak të ardhjes së bashkatdhetarëve, me fluks më të theksuar nga vendet evropiane.

“Kemi muajin korrik dhe gusht numrin më të madh të udhëtarëve nga bashkatdhetarët, fluksi është më në dukje,” tha Gara, duke shtuar se shumica e udhëtarëve vijnë nga Zvicra, Gjermania, Turqia, Austria e vende të tjera.

“Pjesën më të madhe e kemi nga Zvicra, Gjermania, Turqi, Austri e kështu me radhë,” u shpreh ajo.

Zvicra vazhdon të jetë tregu më i frekuentuar për udhëtimet nga dhe drejt Kosovës.

“Destinacionet më të frekuentuara në tregun zviceran,” përfundoi Gara.

Për më shumë ndiqni intervistën e dhënë për IndeksOnline: