75 Mall Live Search
23:00 / E Premte, 29 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Nga aksidenti në dasëm, kjo është e vërteta për gjendjen shëndetësore të Arti Hajdarit

Para pak çastesh, IndeksOnline kishte raportuar se basketbollisti kosovar, Arti Hajdari, ka pësuar aksident trafiku gjatë mbrëmjes të së mërkurës në Gllarevë.

Burimet kanë bërë të ditur se ai ishte së bashku me ish-drejtorin e KB Pejës, Arbër Elshanin.

Nuk ka vonuar shumë dhe klubi i Proton Cable Prizrenit, ka dalur me reagim duke treguar për gjendjen shëndetësore të Arti Hajdrit.

Sipas njoftimit, Arti është shëndosh e mirë dhe tani gjendet në dasmën e kapitenit të ekipit Qëndrim Ajazaj.

Njoftimi i plotë:

SQARIM PUBLIK

Te nderuar adhurues te basketbollit

Ne media po qarkullon lajmi mbi aksidentin e basketbollistit tanë Arti Hajdari pas përfundimit të ndeshjes me Sigal Prishtinën.

Lajmi është i drejt por fal mrekullisë së Zotit, Arti Hajdari është shëndosh e mirë dhe tani gjendet në dasmën e kapitenit të ekipit Qëndrim Ajazaj i cili sot i dha fund beqarisë.

Ju faleminderit shumë për pyetjet dhe interesimin e treguar. Jemi mirënjohës pa fund.

Si qershi mbi tortë i urojm martesën kapitenit dhe urojm jetë të gjatë e të lumtur.

Më të fort se kurrrrr!

Në ndërkohë në media janë publikuar edhe fotografi nga ky aksident./IndeksOnline/