75 Mall Live Search
14:31 / E Shtunë, 25 Maj 2019 / indeksADMonline

Nga aksidenti në Lipjan dëmtohen semaforat dhe kamerat e sigurisë

Një aksident ka ndodhur pas mesnatës në Lipjan ku një veturë ka goditur shtyllën e semaforit në rrugën për në QKMF.

Policia Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes, ka identifikuar personin, dhe ka hetuar shkaqet e aksidentit.

Siç bëhet e ditur, nga ky aksident janë dëmtuar kamerat e sigurisë dhe semaforët e vendosur në rrugën afër Qendrës së Mjekësisë Familjare në këtë komunë.