20:40 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Nga aksidenti në Podujevë përfundon i lënduar edhe një person me biçikletë (Video/Foto)

(I plotësuar)-Indeksonline mëson se nga aksidenti në Podujevë, janë përfshirë gjithsej tri vetura. Si pasojë e këtij aksidenti është goditur rëndë edhe një person që po drejtonte një biçikletë.

……………………………………………………………

Aksident i rëndë në Podujevë, ka edhe të lënduar (Video/Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Podujevë saktësisht në rrugën ‘Xhemajl Mustafa’.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona dhe dëme materiale kanë pësuar poashtu dy vetura të tipit ‘Golf’, raporton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur ekipet emergjente./Indeksonline/