Nga Amerika direkt në fushatë, Albin Kurti nesër në Kaçanik për ta përkrahur Jeton Rakën!

Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të jetë nesër në fshatin Biçec të Kaçanikut për të dhënë përkrahjen e tij për kandidatin e VV-së për kryetar të Komunës, Jeton Raka.
Takimi do të mbahet nesër (2 Tetor) nga ora 20:00, ku pritet një pjesëmarrje e qytetarëve dhe përkrahësve të Vetëvendosjes.
Ky tubim vjen pas një vizite të Kurtit në SHBA, duke shënuar një kthim të fuqishëm në terren për mbështetjen e kandidatëve të subjektit të tij politik në zgjedhjet lokale.
Me moton “Nga Amerika në Kaçanik”, VV po synon të japë një mesazh të fuqishëm për rëndësinë që i kushtohet kësaj gare lokale dhe përkushtimin ndaj kandidatit Jeton Raka.