75 Mall Live Search
21:14 / E Shtunë, 04 Tetor 2025 / MSH

Nga arratia, Arbër Havolli publikon video më përmbajtje kërcënuese

Më 6 shtator të këtij viti, Arbër Havolli i mori jetën Bashkim Spahiut.

Rasti i rëndë ndodhi në Gllamnik të Podujevës, ku Havolli dyshohet se shtiu disa herë me armë mbi tashmë të ndjerin, Bashkimin, shkruan IndeksOnline.

I dyshuar për këtë vepër, Arbri vazhdon të jetë në arrati.

Pavarësisht hetimeve të vazhdueshme dhe kërkimeve të intensifikuara nga ana e Policisë së Kosovës, ai ende nuk është lokalizuar.

 Policia e Kosovës, javë më parë përmes Drejtorisë Rajonale në Prishtinë, ka shpallur në kërkim Havollin dhe ka bërë thirrje publike për ndihmën e qytetarëve në identifikimin e vendndodhjes së tij.

Megjithatë, një gjë dihet e sigurt: Arbri është i gjallë dhe aktiv në rrjete sociale.

Pa ndarë detaje që mund të identifikojnë vendndodhjen e tij, ai ka postuar video në rrjetin social “TikTok” me një këngë që përçon mesazhe kërcënuese.

Ja për çka bëhet fjalë:

@arbrhawolli #albania🇦🇱 #italy🇮🇹 #zvicerland🇨🇭 #spanje🇪🇸 #portugal🇵🇹 ♬ Originalton – 𝓜𝓐𝓜𝓐-𝓛𝓲𝓝𝓐*⁰⁵*🦅