75 Mall Live Search
21:00 / E Diele, 21 Shtator 2025 / AR

Nga arrestimi i Mozzik te rrëfimi i Gentes – javë e nxehtë e showbizit shqiptar

Java që po lemë pas këtë muaj (shtator) ka sjellë dramë, rikthime dhe emocione në showbiz-in shqiptar.

Nga dogana për Mozzik, te rikthimi i shumëpritur i Genta Ismajlit, rrëfimi i sinqert i Elia Zaharias dhe moderimi në TCh për Eglin e Xheneten, rrjetet sociale kanë shpërthyer me komente dhe reagime, shkruan Indeksonline.

Mozzik dhe orët luksoze

Reperi i njohur Mozzik u bë kryefjalë e mediave për të sqaruar çështjen e orëve të sekuestruara në Doganë. Sipas raportimeve të bëra, çmimi i një ore kap vlerën e rreth 1.5 milionë eurove. 

Rikthimi i shumëpritur i Genta Ismajlit

Pas një pauze katërvjeçare, Genta Ismajli ka befasuar publikun me paralajmërimin e një projekti të ri muzikor, duke sjellë energjinë që e ka bërë një nga këngëtaret më të dashura. Rikthimi i saj po pritet me entuziazëm nga fansat e flaktë.

Elia Zaharia tregon arsyen pse mban ende mbiemrin e Princ Lekës në Instagram

Elia Zaharia, ka folur për herë të parë publikisht pse ende e mban mbiemrin e ish-bashkëshortit të saj, Princ Lekës, ndonëse prej muajsh janë të ndarë. Në një sqarim publik, Elia theksoi se kjo nuk lidhet aspak me vullnetin e saj, por me një problem teknik që nuk ka arritur të zgjidhet, pavarësisht përpjekjeve.

“Sfida” për Eglin & Xheneten

Ditën e sotme Egli dhe Xheneta kanë nisur emisionet në TCh. Edhe pse nuk kanë ndonjë kontakt mes vete, kureshtja e ndjekësve është sesi do të ballafaqohen me njëra-tjetrën pas dekalratave të Xhenetes./Indeksonline/