14:33 / E Martë, 30 Mars 2021 / OSH

Nga “AstraZeneca” në “Vaks-Zevria”, kompania ndryshon emrin pas dyshimeve për sigurinë e saj

Pas dyshimeve për sigurinë e saj, vaksina antiCovid e kompanisë, “AstraZeneca”, ka ndryshuar emrin dhe do të quhet “Vaks-Zevria”.

Agjencia Evropiane për Barnat e miratoi ndryshimin javën e kaluar, ndërsa kompania anglo-suedeze që e prodhon atë, tha se do të ndryshojë vetëm paketimi i jashtëm i vaksinës.

Përdorimi i vaksinës “Vaks-Zevria” u ndalua javë më parë nga disa vende me dyshimet se mund të shkaktojë trombozë te personat.

Kanadaja u bë vendi më i fundit që pezulloi përkohësisht përdorimin e vaksinës.

Agjencia Evropiane për Barnat ka sugjeruar që imunizimi me vaksinën e kompanisë “AstraZeneca” të kryhet pas konsultimit paraprak me mjekun, porse “Vaks-Zevria” mbetet efikase kundër Covidit-19  për personat mbi 18 vjeç.