21:05 / E Hënë, 29 Prill 2024 / FR

Nga Australia në Angli, Rita Ora promovon biznesin e saj të ri të flokëve “TYPEBEA”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, disa ditë më parë ka bërë të ditur se për herë të parë do të merret me një biznes për flokë.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është duke punuar në një linjë për kujdesin e flokëve, “Typebea”.

Rita, ka vazhduar të lansoj produktin e saj në mbarë botë.  Ajo disa javë më parë ishte në Australi, ndërsa tani po vazhdon të promovoj në Angli.

“Ndihem kaq i bekuar që mund t’i tregoj botës Typebea. Vetëm disa javë më parë, unë po lansoja markën time të re të kujdesit për flokët në Australi dhe sot, po e bëj përsëri nga e para, këtu në MB. Faleminderit për këtë udhëtim të pabesueshëm!”, ka shkruar Rita në postim.