13:32 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / B O

Nga autokombajna, biznesmeni kosovar bën thirrje që të mos rriten çmimet pa arsye, kërkon uljen e çmimit të bukës

Biznesmeni kosovar, Gani Dreshaj ka filluar korrjeshirjet në tokat e tij punuese. Ish-zëvëndësministri ka bërë thirrje tek të gjitha shtresat e biznesit në Kosovë që të ketë çmime të arsyeshme në treg dhe jorritje enorme duke shfrytëzuar ardhjen e diasporës.

Sipas Dreshajt, rritja e çmimit të bukës ne vend është e paarsyeshme.

“Me bereqet e me këmbë të mbarë kemi nisur korrjeshirjet në tokat tona.
Moti i favorshëm dhe puna e djemve tanë ka bërë që të ketë prodhim të mirë.
Uroj që së bashku me punë e nder ta kalojmë këtë vit të krizës ekonomike.
Lus mullistët, furrtarët, gastronomët që mos të përfitojnë në kurriz të popullit dhe situatës.
Mos të shtrenjtohen çmimet pa arsye, mos të rritet çmimi i bukës në kohën kur çmimi i grurit po lirohet” shkruan Dreshaj në Facebook./Indeksonline/