09:45 / E Enjte, 22 Shkurt 2024 / S Z

Nga Ballkani drejt Europës: Rritja e shpejtë dhe suksesi i Sachpizza & Sachcaffé

Në zemrën e Prishtinës, dy brende të njohura, Sachpizza dhe Sachcaffé, kanë shtrirë ndikimin e tyre në të gjithë Ballkanin. Themeluar në 2009, këto dy brende arritën që brenda pak viteve të shtrihen në më shumë se 25 lokacione, 3 shtete dhe së fundmi i hapën dyert e të dyja brendeve të reja në Tiranë.

Zgjerimi i tyre është një dëshmi e qartë e pasionit dhe përkushtimit që ata
kanë për të ofruar, jo vetëm me ushqim dhe pije, por edhe për të eksportuar një pjesë të kulturës e nostalgjisë përmes produkteve të ndryshme.
Sachpizza, destinacioni i preferuar për pizzat më të mira, sanduiçet, e ushqimet tjera të shpejta, ka shtrirë influencën nga Prishtina në Shkup, Tetovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Lipjan, Drenas, Fushë Kosovë, Tiranë dhe më tej. Çdo përbërës është zgjedhur me kujdes për një përvojë ushqimore të pa kompromis.


Në anën tjetër, Sachcaffé sjell një gamë të gjerë të aromave dhe shijeve në botën e kafesë dhe çajrave. Kjo kafene, më shumë se një vend ku të pini kafe e të kaloni kohë me shoqëri e familje, është një hapësirë për të shijuar pije të përzgjedhura me dashuri dhe kujdes.


Zgjerimi i tyre në Ballkan është shenjë e pasionit dhe përkushtimit për të eksportuar kulturën dhe shijen e Kosovës. Projekte të reja si produkte të reja në në menynë e Sachpizzas dhe shije të reja të tortave në Sachcaffé tregojnë angazhimin e tyre të vazhdueshëm për inovacion dhe përvojë të jashtëzakonshme për klientët.


Ky është vetëm fillimi i një udhëtimi mrekullueshëm që lidh Kosovën me botën nëpërmjet shijes dhe pasionit të Sachpizza dhe Sachcaffe.


Ju ftojmë t’i ndiqni brendet në Instagram për më të rejat: @sachcaffe @sachpizza@sachcaffe.al @sachpizza.al