75 Mall Live Search
11:25 / E Premte, 26 Shtator 2025 / H F

Nga Belinci, dr. Përparim Ramusa shpall vizionin për një Shtime më të mirë


Mbrëmë, kandidati për kryetar të Komunës së Shtimes nga radhët e PDK-së, dr. Përparim Ramusa, vizitoi fshatin Belinc, ku u prit me ngrohtësi nga banorët e njohur për punën, mikpritjen dhe vlerat e tyre të mëdha.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të mbushur me energji pozitive dhe besim në të ardhmen, ku dr. Ramusa ndau me qytetarët pikat kryesore të programit qeverisës 2026–2029. Ai theksoi se vizioni i tij është krijimi i kushteve më të mira për familjet, garantimi i dinjitetit për secilin qytetar dhe hapja e mundësive të reja për të rinjtë.

“Përkrahja e banorëve të Belincit është një frymëzim i madh për mua që të vazhdoj me përkushtim edhe më të madh. Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për gjithë komunën tonë”, u shpreh dr. Përparim Ramusa.