75 Mall Live Search
16:40 / E Martë, 08 Nëntor 2022 / B O

Nga bojkoti i produkteve serbe te mohimi i rrymave ekstremiste, Bekim Jashari: Ja çka është atdhetarizmi

Kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari, përmes një statusi në Facebook, ka listuar një mori gjërash që sipas tij janë atdhetarizëm.

Nga bojkoti i produkteve serbe e deri te kujdesi ndaj ndaj të moshuarve, Jashari tregon se si e sheh ai atdhetarizmin.

Statusi i plotë:

Kështu e shoh Atdhetarizmin!
Atdhetarizëm është bojkoti ndaj produkteve serbe dhe inkurajimi i prodhimeve vendore dhe ngritja e cilësisë së tyre.
Atdhetarizëm është mos ofendimi që po i bëjmë njëri tjetrit në rrjetet sociale.
Atdhetarizëm është t’i thuhet ndal ideologjive të huaja ekstremiste që në emër të fesë duan tjetërsimin tonë kombëtarë.
Atdhetarizëm është ngritja e arsimit dhe inkurajimi që nga familja për edukatë, moral dhe etikë.
Atdhetarizëm është të heqësh dorë nga “aktet patriotike” në rrjetet sociale e ato t’i shndërrojmë në vepra, art, kulturë dhe mirëqenie.
Atdhetarizëm është t’i dëgjojmë të diturit e jo të shtypim të drejtën e tyre për të folur lirshëm.
Atdhetarizëm është të duash familjen, të afërmit dhe ruajtja e lidhjeve farefisnore dhe të gjakut.
Atdhetarizëm është të mëshirojmë të vegjlit e të nderojmë e kujdesemi për të moshuarit.
Mbi të gjitha, besimtari në Zotin është doemos atdhetarë i mirë dhe i dobishëm për vendin.