Nga Bolonja në Gjilan, Ermali “Full Battery” për fundvit
Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të njohur dhe më të dashur nga publiku për muzikën që bën.
Ai është tejet i kërkuar nëpër mbrëmje muzikore në vende të ndryshme, shkruan Indeksonline.
Tash kur është vlugu i madh i koncerteve, në prag të vitit të ri, duhet akumuluar energjitë për të performuar nëpër vende të ndryshme.
Teksa Ermalit energjia nuk i mungon, madje ai është “full battery”, duke udhëtuar vazhdimisht për të performuar këngët e tij e të jetë afër publikut.

Sot me 26 dhjetor, Ermali pritet të performojë në Bolonja të Italisë, ndërsa me 27 dhjetor ai do të jetë pranë publikut në Gjilan. /Indeksonline/
