Nga Brazili, në Klinë, braziliani vjen në futbollin kosovar

Dukagjini i Klinës nuk po ndalet me blerje. Skuadra klinase sapo ka zyrtarizuar një brazilian.
Ish-mbrojtësi i Botafogos do të jetë tani e tutje nën urdhërat e Dallkut.
“𝐕𝐢𝐜𝐭𝐨𝐫 𝐋𝐢𝐧𝐝𝐞𝐦𝐛𝐞𝐫𝐠 𝐓𝐚𝐯𝐚𝐫𝐞𝐬 𝐕𝐢𝐞𝐢𝐫𝐚 𝐢 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐃𝐮𝐤𝐚𝐠𝐣𝐢𝐧𝐢𝐭
𝐾𝑙𝑖𝑛𝑒̈, 13 𝑗𝑎𝑛𝑎𝑟 2022 – 𝐹𝑢𝑡𝑏𝑜𝑙𝑙𝑖𝑠𝑡𝑖 𝑏𝑟𝑎𝑧𝑖𝑙𝑖𝑎𝑛 𝑘𝑎 𝑏𝑖𝑛𝑑𝑢𝑟 𝑠ℎ𝑡𝑎𝑏𝑖𝑛 𝑡𝑒𝑘𝑛𝑖𝑘 𝑑ℎ𝑒 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡𝑢𝑒𝑠𝑖𝑡 𝑒 𝑘𝑙𝑢𝑏𝑖𝑡, 𝑑𝑢𝑘𝑒 𝑖 𝑜𝑓𝑟𝑢𝑎𝑟 𝑘𝑜𝑛𝑡𝑟𝑎𝑡𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑣𝑎𝑧ℎ𝑑𝑢𝑎𝑟 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑒̈𝑝𝑢𝑛𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑚𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑠𝑒𝑧𝑜𝑛𝑖𝑛 𝑝𝑟𝑎𝑛𝑣𝑒𝑟𝑜𝑟.
Linderberg, i lindur më shtatëtembëdhjetë dhjetor 1997, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të majtë i ka mbrojtur ngjyrat e disa klubeve në ligat e ndryshme te Brazilit, si “ABC FC”, “Moto Club MA”, “AA Anapolina” dhe “Botafogo” për disa sezone me radhë.
Njëzetekatër vjeçari, ka debutuar në barazimin 2-2 ndaj Malishevës, në ndeshjen e fundit te stinorit vjeshtor dhe do të jetë pjesë e klubit tonë edhe për sezonin pranveror.
Victor të urojmë mirëseardhje dhe suksese në fanelën bardhëegjelbërt” thuhet në njoftimin e skuadrës kosovare./Indeksonline/