75 Mall Live Search
11:34 / E Hënë, 04 Gusht 2025 / L K

Nga burgu në BMW, ish-kryeministri kroat braktis qelinë

Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanadar ka braktisur sot burgun e Lipovicës. 72- vjeçari u lirua me kusht sot, pasi vuajti dy të tretat e dënimit të tij.

Këshilli gjyqësor i Gjykatës së Qarkut Sisak dha dritën jeshile për lirimin e Sanaderit pasi ai kishte respektuar rregullat e shtëpisë, kishte përfunduar me sukses programin e ekzekutimit të dënimit, nuk kishte procedura të tjera penale në pritje kundër tij dhe gjithashtu sepse ai kishte treguar gatishmëri për riintegrim gradual.

Duke pasur parasysh se i kanë mbetur shtatë vjet e 15 ditë nga gjithsej 18 vjet burgim të shqiptuar, Sanader do të duhet të mbetet në kontakt të rregullt me zyrën e provës në Zagreb gjatë asaj periudhe, më saktësisht deri më 15 gusht 2032, shkruan Indeksonline.

Sanader u dënua në tre raste: për përvetësim parash nga kompanitë publike në rastin Fimi Media, për kërkim dhe pranim ryshfeti në rastin Planinska dhe për dorëzimin e të drejtave të menaxhimit të INA-s te MOL-i hungarez në këmbim të ryshfeteve.

Deri tani, ai ka kaluar pothuajse nëntë vjet e gjysmë pas hekurave, si përmes paraburgimit ashtu edhe përmes dënimeve dhe ka qenë në burg vazhdimisht që nga prilli i vitit 2019, kur Gjykata e Lartë ia rriti dënimin për korrupsion në rastin Planinska në gjashtë vjet burgim.

Një BMW-5 e kaltër po e priste atë në oborrin e burgut./Indeksonline/