13:59 / E Premte, 11 Gusht 2023 / LB

Nga ceremonia e Oscars, në shkëlqimin veror të modës, Fjolla Nila e risive

Fjolla Nila pak kohë më parë krijoi diçka të bukur për modelen e njohur amerikan Jordyn Woods e cila ka qenë pjesë e natës së filmit në Hollywood, në ceremoninë prestigjioze Oscars.

Por kreatorja pejane nuk është ndalur me kaq dhe ka punuar shumë që të sjell gjëra të bukura e të veçanta në vendin tonë.

Kreacionet e saj kanë qenë mjaft të kërkuara këtë verë. Fustana solemnd, stile unike, materiale të veçanta dhe gjithçka tjetër e bukur është parë sivjet në punimet e kreatores pejane.

E veçanta e fustanave të Fjollës është shija për të gjitha shtresat dhe dizajnet më të reja në trendet e kësaj fushe.