Nga cilat përfaqësi diplomatike u numëruan votat?

Dje nisi numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.
Votimi u realizua në 30 përfaqësi diplomatike (16 ambasada dhe 14 konsullata) me gjithsej 43 vendvotime, shkruan IndeksOnline.
Gjatë ditës së djeshme u numëruan 19 nga 43 pako, teksa numërimi pritet të vijojë edhe gjatë ditës së sotme.
IndeksOnline raporton se është numëruar nga një pako prej Ambasadës së Kosovës në Paris, Romë, Shkup, Bern, Stokholm, Uashington, Budapest, Bruksel, Oslo, Pragë, nga një prej Konsullatës në Stamboll, Toronto, Hagë, Kopenhagë e Hamburg, dy prej Konsullatës në Nju-Jork, dhe dy pako nga Ambasada në Londër.
Por, cilat pako kanë mbetur pa numëruar?
Kanë mbetur pa numëruar këto pako: një nga ambasada në Berlin, tri nga konsullata në Dyseldorf, dy nga konsullata në Frankfurt, dy nga konsullata në Cyrih, dy nga konsullata në Gjenevë, një nga ambasada në Lubjanë, një nga konsullata në Hamburg, dy nga konsullata në Shtutgart, një nga konsullata në Strasburg, një nga ambasada në Zagreb, një nga ambasada në Bruksel, një nga ambasada në Vjenë, dy nga konsullata në Mynih, një nga ambasada në Otavë, dy nga ambasada në Berlin dhe një nga konsullata në Milano.