10:54 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

Nga Damasku, Irani zotohet se do të përballet me Izraelin

Shefi ushtarak i Iranit tha të mërkurën në një vizitë në Damask, se është e papranueshme që Izraeli të shkelë tokën siriane “sa herë që dëshiron”, njoftojnë mediat iraniane.

Gjenerali Mohammad Baqeri tha gjithashtu se po qëndron në kryeqytetin sirian për të forcuar bashkëpunimin me ushtrinë siriane për t’u përballur “me armiqtë tanë të përbashkët”, duke iu referuar Izraelit dhe militantëve sunitë myslimanë në Siri.

Tensionet në mes dy vendeve janë rritur pasi Izraeli deklaroi se ka goditur ushtrinë siriane dhe grupin Hezbollahun që mbështeten nga Irani gati 100 herë gjatë pesë viteve të fundit./AktivPress