Nga data 24 deri më 31 tetor do të vaksinohen nga ajri kafshët e egra kundër tërbimit

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës nga data 24 deri më 31 tetor 2020, në
territorin e Republikës së Kosovës, do të zhvillojë fushatën e vaksinimit nga
ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit.
“Kjo fushatë zhvillohet në tërë Ballkanin Perëndimor, si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje tek kafshët, prandaj do të ketë edhe fluturime të aeroplanëve afër zonave kufitare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Aviacionit Civil të Kosovës.
Sipas kësaj agjencie kjo fushatë e cila është e mbështetur nga Bashkimi Evropian, do të zbatohet me një procedurë moderne e cila garanton vaksinimin e sigurt të kafshëve të egra, kurse i gjithë procesi i shpërndarjes së vaksinimit do të realizohet përmes ajrit dhe në mënyrë të kontrolluar nëpër të gjitha zonat malore, duke përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore.