18:50 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Nga De Ligt te Joao Felix: 11 lojtarët e ri më të vlefshëm në botë

Me ardhjen e Matthijs de Ligt, Juventusi mirëpret një nga talentet më të mëdhenj në qarkullim të momentit në botë. Holandezi u bashkua me Zonjën e Vjetër në një marrëveshje pesëvjeçare dhe Ajax do të marrë 75 milionë euro për transferimin. Por ku qëndron mbrojtësi midis adoleshentëve më të vlefshëm në botën e futbollit?

Në një renditje të bërë nga CalcioMerkato, tregohen talentët më premtues të botës, përcjellë Indeksonline:

11. Portieri i Legia Warszawa, Radoslaw Majecki – 5 milionë euro.

10. Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Juan Miranda – 5 milionë euro.

9. Mbrojtësi i djathtë i Gironas, Pedro Porro – 10 milionë euro.

8. Mesfushori i Brescia, Sandro Tonali – 25 milionë euro.

7. Mbrojtësi qendror i Frankfurt, Evan N’Dicka – 25 milionë euro.

6. Mesfushori i Man City, Phil Foden – 25 milionë euro.

5. Sulmuesi qendror i Juventus, Moise Kean – 40 milionë euro.

4. Mesfushori i Atletico Madrid, Joao Felix – 70 milionë euro.

3. Sulmuesi i majtë i Real Madrid, Vinicius Jr. – 75 milionë euro.

2. Mbrojtësi qendror i Juventusit, Matthijs de Ligt – 75 milionë euro.

1. Sulmuesi i djathtë i Dortmund, Jadon Sancho – 100 milionë./Indeksonline/